Aksioni i Policisë me AKI-në, ky është suharekasi i dyshuar që u kap me drogë në vlerë prej afro 70 mijë euro

Aktuale

Aksioni i Policisë me AKI-në, ky është suharekasi i dyshuar që u kap me drogë në vlerë prej afro 70 mijë euro

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Prizren i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me identifikimin dhe kapjen e katër personave nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike në Suharekë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi kryesor i dyshuar për këtë rast është Sali Selmanaj, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, së bashku me tre personat e tjerë.

Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku përveç drogës ka sekuestruar edhe një pushkë gjuetie, disa telefona, veturë e para të gatshme.

Sipas Policisë, droga e konfiskuar kishte vlerën e 70 mijë eurove ku u sekuestruan edhe dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

Një (1) diviar.

Një (1) veturë

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro (Shtatëdhjetë mijë Euro)”, u tha në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat