Maqedonci ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi

Aktuale

Maqedonci ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi

Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:41
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka ngritur shqetësimet e tij mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan, duke përmendur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas stërvitjeve ushtarake të kësaj të fundit në afërsi të kufirit.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Ballkani ende ka gjendje jo-stabile nisur nga tensionet Serbi-Kosovë dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.

Ai theksoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian.

Ministri Maqedonci foli edhe lidhur me përpjekjet ruse për destabilizim të rajonit, përfshirë edhe nëpërmjet lajmeve të rrejshme.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat