Mehaj apelon tek mërgata që t’i përgjigjen Regjistrimit të Popullsisë

Aktuale

Mehaj apelon tek mërgata që t’i përgjigjen Regjistrimit të Popullsisë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 19:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës, që jetojnë anë e kënd botës, të kryejnë obligimin e tyre për Regjistrimin e Popullsisë.

Ai thotë se ky veprim do kishte peshë të madhe në realizimin e shtetit të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,

Bashkëqytetare tanë të nderuar që jetoni dhe veproni nëpër vende të ndryshme të botës,

Të duhet atdheu ynë, e të punojmë për vendlindjen tonë, Kosovën, është obligim i yni.

Puna dhe angazhimi për atdheun tonë, për Kosovën tonë të çmuar, asnjëherë nuk është boll. Andaj, si njëri nga ju që rininë e kemi kaluar nëpër vende të ndryshme të botës, kërkoj nga ana e juaj që sa me masivisht t’i përgjigjemi thirrjes se institucioneve të Republikës së Kosovës për Regjistrim të popullsisë, duke ju përgjigjur pyetjeve në formularin e regjistrimit, të cilin do mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës (https://ediaspora.rks-gov.net).

Vetëm të përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, dhe duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do t’i kthejmë një borxh të vogël vendlindjes sonë të madhe”, shkruan ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat