Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Kosova riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi

Aktuale

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Kosova riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

Siç njoftohet, në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai theksoi partneritetin dhe miqësinë tonë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.

Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se “ne e njohim kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi”.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal na ndihmojnë të gjithëve dhe çojnë në integrim më të madh ekonomik dhe prosperitet për rajonin tonë”, tha ai ndër të tjerash.

Kryeministri shprehu dhe se Kosova riafirmon dedikimin për objektivat e këtij forumi, si promovimi në nivel rajonal i bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe rritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat