Profesori universitar: Kryetarët shqiptarë tash le të vendosen në objektin zyrtar të komunës; SHBA na e konfirmoi mbështetjen

Aktuale

Profesori universitar: Kryetarët shqiptarë tash le të vendosen në objektin zyrtar të komunës; SHBA na e konfirmoi mbështetjen

Nga: H.O. Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:51
Ilustrim

Profesori universitar Sadri Ramabaja në një postim të tij në facebook ka komentuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri sot.

Ai thotë se ndonëse shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum, ai është organizuar konform ligjit por edhe me insistimin e partnerëve tanë.

Sipas tij, tash kryetarët shqiptarë duhet të vendosen në në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.

Profesor Ramabaja thotë se edhe reagimi pozitiv i ambasadorit amerikan  Jeffrey Hovenier është është konfirmim i mbështetjes së Kosovës.

Postimi i plotë:

Shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum. Ata kishin kryer obligimin e vet kushtetues, duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke votuar për kandidatët e tyre me kohë.

Referendumi është organizuar konform ligjit për pushtetin lokal, por edhe me insistimin e partnerëve tanë.

Organizimi i këtij referendumi mund të shihet edhe si shprehje e vullnetit politik të Kosovës për një lloj rishikimi pozitiv të raporteve me partneërt tanë, e pse jo edhe ndaj minoritetit serb, qytetarë të Republikës sonë.

Tashti kryetarët [edhe ata dy që qeverisnin nga objekte alternative] duhet të vendosen pa humbur kohë në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.

Reagimi pozitiv i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është konfirmim i mbështetjes së Kosovës në rrugën e funksionalizimit të Republikës dhe selitjes së demokracisë tutje konform vlerave të demokracisë liberale.

Ky është sukses i politikës kosovare. Ecim tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat