Përballja e nesërme Osmani – Vuçiq, zotëria i parë bën paralajmërimin e fortë

Aktuale

Përballja e nesërme Osmani – Vuçiq, zotëria i parë bën paralajmërimin e fortë

Nga: M.L. Më: 21 prill 2024 Në ora: 23:31
Aleksandar Vuçiq dhe Vjosa Osmani

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu nëpërmjet një postimi në Facebook e ka paralajmëruar përballjen e nesërme të Presidentes Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sadriu në një postim në Facebook ka shkruar se nesër do të përballen forca dhe ideologji të kundërta.

“Nesër në orën 16:00 në KS të OKB-së , përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta:

Presidentes të Kosovës , që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat