Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 22 prill 2024 Në ora: 08:04
Ish-krerë e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Pas një pushim dyjavësh vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Seanca do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 54 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e cila nuk ka përfunduar në seancën e 4 prillit, ashtu siç ishte planifikuar.

Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson pasi i njëjti ka theksuar se ka pyetje shtesë për dëshmitarin pas pyetjeve të trupit gjykues mirëpo i duhet kohë që të përgatitej.

Po ashtu, as ekipet tjera mbrojtëse nuk ishin të përgatitura për këtë pjesë të marrjes në pyetje. Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka theksuar se janë të zhgënjyer.

“Jemi pak të zhgënjyer. Asnjë nga dokumentet që u përdorën nuk janë dokumente të reja. Të gjitha janë pjesë e dokumentacionit gjyqësor dhe pyetjet ishin në linjë me diskutimet që i kishim bërë më herët dhe e kam shumë të vështirë të qojë dëm një orë që mund ta kishim shfrytëzuar për dëshminë. Sidoqoftë ne duam të jemi të drejtë, duam të iu jepim mundësi të mjaftueshme të gjithve për t’u përgatitur por mos e bëni këtë zakon. Fakti që do ta lejojmë sot, nuk do të thotë që do ta lejojmë një herë tjetër. Atëherë, sot miratojmë kërkesën tuaj për të qenë të drejtë me të gjitha palët e përfshura dhe shpresojë që me këtë dëshmitar të përfundojmë në mënyrë efikase”, ka deklaruar Smith III.

Po ashtu, Smith III ka theksuar se ekziston mundësia që pjesa e mbetur e marrjes në pyetje të dëshmitarit mund të bëhet edhe përmes videolidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat