Drejtori i Trustit 200 mijë euro të kursyera nga pagat

Aktuale

Drejtori i Trustit 200 mijë euro të kursyera nga pagat

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:53
Adrian Zalli

Adrian Zalli njihet si emër në media si një nga zyrtarët shtetërorë me pagën më të lartë në Kosovë.

Ai së fundmi ka deklaruar pasurinë, ku paga vjetore si drejtor i Fondit Pensional të Kosovës i del 55 mijë euro.

Zalli në deklarimin e vitit të fundit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) i ka të kursyera përreth 188 mijë euro dhe 25 mijë dollarë.

Kreu i Fondit Pensional të Kosovës po ashtu i ka të kursyera 88 mijë dollarë në një bankë në SHBA.

Ai në deklarimin e tij ka thënë se prejardhja e parave të kursyera janë pagat.

Zalli merr përreth pesë mijë euro në muaj në pozitën që mban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat