Regjistruesit po i regjistrojnë qytetarët në mënyrë arbitrare me religjionin Islam, reagon “Shqiptaria”

Aktuale

Regjistruesit po i regjistrojnë qytetarët në mënyrë arbitrare me religjionin Islam, reagon “Shqiptaria”

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Organizata “Shqiptaria” paraqet shqetësimin e saj siç thuhet lidhur me pengesat që po hasin një numër i popullatës për gjatë regjistrimit të popullsisë, ekonomisë familjare dhe të pasurisë.

Organizata “Shqiptaria” në letër-ankesën drejtuar kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati dhe Komisionit për ankesa dhe parashtresa kërkon nga Qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e keqpërdorimit të detyrës nga regjistruesit që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Këta regjistrues, pa miratimin, e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrare dhe i regjistrojnë me religjionin Islam”, thuhet në reagimin e Organizatës “Shqiptaria”, të nënshkruar nga Muhamet Latifi.

Më tej në këtë ankesë thuhet se: Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën ‘tjetër Specifiko’, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve ne regjistrim, (në këtë rast, “Shqiptaria” duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsyetuar se nuk u ja lejon sistemi. Ne dyshojmë se ky keqpërdorim nuk është i rastësishëm, dhe bie ndesh me ligjin për regjistrimin e popullsisë”, thuhet në reagim.

Kjo organizatë kërkon po ashtu që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin religjionin që besojnë. “Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë”, thuhet në letër-ankesë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat