PDK-ja kërkon Komision Hetimor për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit dhe zhdukjen e mostrave të Deharit

Aktuale

PDK-ja kërkon Komision Hetimor për faljen e borxheve ambalazhuesve të ujit dhe zhdukjen e mostrave të Deharit

Më: 22 prill 2024 Në ora: 12:22
Abelard Tahiri

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga formimi i Komisionit Hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.

Sipas Tahirit, Komision Hetimor duhet të ketë edhe në rastin e faljes së borxheve për prodhuesit e ujit të ambalazhuar.

“Seanca e re do të mbahet ditën e enjte prej orës 10:00. Sa i përket angazhimit tonë, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë po i iki kësaj. Ne jemi ngritur disa pyetje për humbje  e mostrave të Astrit Deharit. Propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për humbje e këtyre mostrave. Ajo është në seancën e vazhdimeve dhe nëse Kuvendi do të hezitoj ne do të iniciojmë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme”.

Ky komision do të zbardh shumë çështje që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me një ngjarje ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat