Në Kosovë nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Aktuale

Në Kosovë nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Më: 22 prill 2024 Në ora: 15:55
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtari më i mirë 2024” që ka filluar sot dhe do të mbarojë me 26 prill në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sipas një postimi të FSK-së në Facebook, bëhet e ditur se pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga ShBA, Shqipërisa, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, të cilat do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga FSK-ja

Postimi i plotë:

Filloi gara Ndërkombëtare “ Ushtari më i mire 2024”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtarit më të mirë 2024” që ka filluar sot dhe do të përmbyllet me 26.04.2024 në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e veriut, Mali i zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, të cilët do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat