Heqja e masave për Kosovën, Gashi ironizon “analistët”: Mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin

Aktuale

Heqja e masave për Kosovën, Gashi ironizon “analistët”: Mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin

Nga: A.SH Më: 24 prill 2024 Në ora: 21:52
Shkëlzen Gashi

Kosova aktualisht është e ndëshkuar me masa nga BE-ja për shkak të zgjedhjeve të kryetarëve shqiptarë në veri.

Por, pas referendumit që u mbajt më 21 prill, Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi zbazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së.

Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill.

Pas kësaj analisti Shkëlzen Gashi ka ironizuar me “analistët”, duke thënë se reagimi I tyre do të ishte “mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin”

“BE-ja diskuton heqjen e masave për Kosovën.

Reagojnë "analistët": mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin ”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat