Abdixhiku thotë se Kurti i ndau shqiptarët në Maqedoni: Ata sot do të ishin në balotazh

Aktuale

Abdixhiku thotë se Kurti i ndau shqiptarët në Maqedoni: Ata sot do të ishin në balotazh

Nga: H.O. Më: 24 prill 2024 Në ora: 23:43
Lumir Abdixhiku

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim të tij në facebook ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Ai shkruan se po ishin shqiptarët e bashkuar me një kandidat, sot do të ishin në balotazh.

Sipas tij, shqiptarët atje u ndanë dhe kryeminisitri Albin Kurti u bë akter aktiv për këtë ndarje.

“Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh. Do të ishte rezultat historik.

Por shqiptarët u ndanë.

Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë - të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal.

Fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë. Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje - nuk di tjetër.

Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat