Lushtaku: Kurti po përçan shqiptarët, e djegu kartën me të cilën Kosova e kritikonte Serbinë

Aktuale

Lushtaku: Kurti po përçan shqiptarët, e djegu kartën me të cilën Kosova e kritikonte Serbinë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 17:53
Mergim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku tha se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, do të duhej të kishte investim në unifikim dhe jo përqarje mes shqiptarëve. Ai thotë se kryeministri Kurti po e vazhdon përqarjen mes shqiptarëve në trevat shqiptare.

‘’Për mendimin tim është e gabueshme. Ishte dashur të kishte kërkesë për unifikim të kandidatëve për president e jo investim për përqarje. Po shihet qartë që Albin Kurti vazhdon frymën e përqarjes në trevat shqiptar dhe kjo nuk i kontribuon asesi shqiptarëve që jetojnë në treva të shteteve tjera’’

Lushtaku thotë se po të kishte unifikim mes shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, sot do të kishin kandidat për president në raundin e dytë.

‘’Nëse kishim një unifikim të shqiptarëve në RMV, sot do të kishim në raund të dytë edhe një kandidat shqiptar’’ thekson ai.

Ai më tej shton se përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Republikën e Maqqedonisë së Veriut ia ka djegur Kosovës kartën për të kritikuar Serbisë rreth përfshirjes së saj në zgjedhjet e brendshme në Kosovë

‘’Kjo e legjitimon pjesën e Serbisë që mund të bëjë fushatë në Kosovë për serbët që jetojnë në Kosovë dhe kjo e delegjitimon kritikën tonë ndaj Serbisë për të bërë fushatë në Kosovë. Ne kemi kritikuar gjithmonë Serbinë, por tashmë Kurti e ka humbur kartën tonë për të kritikuar përfshirjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë’ përfundon Lushtaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat