Kastrati i PDK-së thotë se kryefjala e raportit të DASh-it është “korrupsion serioz qeveritar”

Aktuale

Kastrati i PDK-së thotë se kryefjala e raportit të DASh-it është “korrupsion serioz qeveritar”

Më: 25 prill 2024 Në ora: 23:46
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka paralizuar punën e kuvendit dhe rolin e tij mbikëqyrës mbi qeverinë.

Sipas tij, njëra nga refuzimet e fundit është bërë sot nga ana e deputetëve të VV-së që të diskutohet për raportin e DASh-it.

“Raporti i DASh-it thotë zi e terr për këtë qeverisje, ku kryefjala është ‘korrupsion serioz qeveritar’.Pra e specifikon që është qeveritar, nuk thotë kategori të tjera por qeveritar, e që në përkthim i bie qeveritarë të korruptuar”.

Këta i kanë bllokuar edhe komisionet hetimore siç është ai për rezerva shtetërore. I kanë bllokuar sepse kanë vjedhur. I kanë futur duart në rezerva shtetërore”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, Kastrati tha se nuk do që t’i ofendojë qytetarët e Kosovës, njëjtë siç, sipas tij, ka bërë kryeministri Albin Kurti “përmes asaj ‘letrës strategjike’, se 40 e sa për qind janë analfabetë funksionalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat