Abdixhiku e quan Kurtin populist: Kosova në deficit rekord tregtar prej 5 miliardësh euro

Aktuale

Abdixhiku e quan Kurtin populist: Kosova në deficit rekord tregtar prej 5 miliardësh euro

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:35
Lumir Abdixhiku

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të këtë qytetet.

Ai ka aty, ka kritikur kryeministrin e Kosovës për mungesë të investimeve duke e quajtur atë populist.

Njoftimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

Këtë mëngjes qëndrova në qytetin e Shtimes. Aty pata takim me 52 bizneset më të mëdha të kësaj Komune. Dëgjova për pikëpamjet dhe brengat e tyre; siç dhe u prezantova projektet kryesore ekonomike të ‘Rrugës së re’.

Prezenca e madhe e tyre ishte shenjë e një lidhjeje natyrale që si parti e djathtë kemi me sektorin privat; ndërsa bashkëbisedimi i hapur ishte një mundësi e re drejt përafrimit tonë të vërtetë.

Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër. Kosova ka njerëz, iniciativë e sektor privat që mund ta bëjnë zhvillimin fare të lehtë! Fatkeqësisht, mungesa e ambicies së popullistëve ka shkaktuar mungesë të investimeve qeveritare. Mungesa e investimeve ndërsa ka vendosur vendin në deficit rekord tregtar 5 miliardësh, inflacion rekord 30% e rritje ekonomike më të ulëtën në paspavarësi. Kosova mundet më mirë! Do ta bëjmë më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat