Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thashë vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohojë

Aktuale

Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thashë vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohojë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:30
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta dhe se këtë fakt nuk mund ta mohoj as shteti serb.

Po ashtu, deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani i ka quajtur “postraumatike”.

Ajo në një deklaratë për media, ka theksuar se të vërtetën e thënë në Asamblenë e OKB-së nuk mund ta mohojë askush e as Serbia.

“Ai ka bërë tërë një sëre deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë  të vërtetën vetëm të vërtetën para syve të botes dhe nuk mundet askush ta sulmoj apo ta mohoj e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat