Von Cramon: Nuk ekziston arsyeja më për masat e BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Von Cramon: Nuk ekziston arsyeja më për masat e BE-së ndaj Kosovës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:53
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh më arsye që Bashkimi Europian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës.

“Arsyeja për masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë pjesën e saj për të depërshkallëzuar situatën në veri që nga maji 2023. Dhe, për më tepër, masat në fuqi nuk janë proporcionale që nga shtatori i vitit të kaluar nga sulmi në Banjskë. Parlamenti Europian ka kërkuar qartë dhe me shumicë dërrmuese heqjen e masave dhe unë personalisht e mbështes heqjen e masave menjëherë”- ka thënë Von Cramon.

Ajo ka theksuar se topi tash është “në fushën e BE-së”.

“Për sa më përket mua, nuk ka asgjë tjetër për t’u bërë nga pala e Kosovës në këtë drejtim- topi tani është në fushën e BE-së”- është shprehur ajo.

Von Cramon ka konsideruar se “referendumi” i 21 prillit ishte mundësi e mirë për qytetarët serbë që ta rimarrin kontrollin e qeverisjes lokale, mirëpo ata nuk e shfrytëzuan atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat