Ambasada e SHBA-së solidarizohet me familjet e të pagjeturve

Aktuale

Ambasada e SHBA-së solidarizohet me familjet e të pagjeturve

Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e ditës kombëtare të të pagjeturve ka shprehur solidarizimin me familjarët. .

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe përfundim i ngjarjes për të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende – pas dekadash – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, kanë shkruar nga ambasada në X.

Ata kanë bërë thirrje për prioritizim të gjetjes së eshtrave të të zhdukurve.

“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, kanë shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat