​Maqedonci në Hungari: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO e BE

Aktuale

​Maqedonci në Hungari: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO e BE

Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mori pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që po zhvillohet për herë të parë në Budapest.

Gjatë fjalimit në panelin për "Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë", ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE nuk ka tjetër alternativë.

“Shfrytëzova rastin që të pranishmit t'i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci gjatë qëndrimit në Budapest është pritur në takim nga homologu i tij hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat