Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, ja çfarë i kërkoi

Aktuale

Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, ja çfarë i kërkoi

Nga: M.H. Më: 29 prill 2024 Në ora: 13:14
Kurti dhe Scholz

Kryeministri Kurti përmes një postimi në platformën X ka bërë me dije që ka pasur një telefonatë me kancelarin Scholz.

Ai tha se ka mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përcjell “Bota sot”.

Kurti gjithashtu kërkoi nga ai mbështetje për anëtarësim në KiE

Postimi i plotë në platformën X:

“Në një bisedë me Kancelarin Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kandidaturën tonë në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu, rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat