Anton Quni reagon pas deklaratës së Besnik Bislimit

Aktuale

Anton Quni reagon pas deklaratës së Besnik Bislimit

Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:25
Anton Quni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë pasi kundër nesh gjithmonë mund të nisë një sulm hibrid nga Serbia, sipas një gazete ukrainase.

Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni e ka komentuar deklaratën e zv-kryeministrit Bislimi.

Quni thotë se militarizmi i gjuhës nga krerët e qeverisë krijon tension tek qytetarët, ku sipas tij, janë të panevojshme.

Ish-komandanti i UÇK-së vlerëson se këto deklaratë nga pushteti vinë pas dështimeve politike.

“Militarizimi i gjuhës nga krerët e Qeverisë, krijon një lloj frike dhe tensioni te qytetarët e që është i panevojshëm. Kjo gjuhë e militarizuar, më shumë theksohet për të mbuluar dhe t’u shpërqendruar nga të gjitha dështimet e Qeverisë në rrafshin politik, diplomatik dhe ekonomik, dhe po ashtu për të mbuluar aferat dhe skandalet e korrupsionit dhe nepotizmit”, u shpreh Quni.

Deputeti i LDK-së deklaron se derisa nuk zgjidhen çështjet Kosovë-Serbi, format nxitëse e veprimet e armatosura brenda Kosovës nuk do të ndalën.

“Përderisa nuk zgjidhen të gjitha çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të siguronin raportet korrekte dhe paqe të qëndrueshme, në mënyrë të vazhdueshme nga Beogradi do të nxiten forma të ndryshme të ndërhyrjeve asimetrike, hibride, deri te veprimet e armatosura brenda territorit të Kosovës”, theksoi Quni.

Institucionet kosovare të sigurisë i kanë kapacitetet e duhura për parandalimin e rreziqeve, thotë Quni.

Ai thotë se NATO do të kundërpërgjigjët në këto raste.

“Këto kërcënime janë të vazhdueshme që nga mbarimi i luftës në qershor të vitit 1999. Tanimë, institucionet tona të sigurisë i kanë të ngritura kapacitetet e duhura për të parandaluar dhe menaxhuar një spektër të gjerë të rreziqeve. Në rastin e ndonjë sulmi konvencional me forcat ushtarake nga territori i Serbisë, do të detyronte vet NATO-n që të kundërpërgjigjet”, përfundoi deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat