Maqedonci: “Guximi i Palëkundur” ka përfunduar suksesshëm nga kadetët e QSU-së

Aktuale

Maqedonci: “Guximi i Palëkundur” ka përfunduar suksesshëm nga kadetët e QSU-së

Më: 29 prill 2024 Në ora: 20:42
Ushtarë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar “Guximi i Palëkundur”.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se ushtrimi fushor është praktikuar nga kadetët e katër viteve studimore si dhe ‘u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së’.

“Kadetët e QSU-së përfunduan me sukses ushtrimin fushor të emëruar “Guximi i Palëkundur”.

Gjatë këtij ushtrimi kadetët e 4 viteve praktikuan dhe u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së”, thuhet në postimin e Maqedoncit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat