Abdixhiku: Kosova meriton dhe mundet më mirë, ja sa buxhet premton

Aktuale

Abdixhiku: Kosova meriton dhe mundet më mirë, ja sa buxhet premton

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:55
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur Departamentin e Ekonomisë dhe Financave brenda partisë që i prin.

Ai ka njoftuar se pjesë e këtij departamenti janë ekspertë dhe profesionistë të fushës, të dërguar nga të gjitha degët e LDK-së.

“Si përmbledhje e një ekipi që do të ndërtojë dhe promovojë programin politik ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, Kosova meriton dhe mundet më mirë. Për këtë arsye ai ka premtuar buxhetin prej 4.5 miliardë eurove.

“Rritje ekonomike 5%, miliardë euro investime kapitale, Central me gaz, qendër e re spitalore, investime në Brezovicë e Dukagjin, përfundim i të gjitha rrugëve rajonale, stadium Kombëtar në Prishtinë, koeficient 150, aviokompani kombëtare, 500 milion euro investim në Teknologji, Këto janë disa nga synimet më madhore të ‘Rrugës së Re’. Gjatë ditëve e javëve në vijim, do ta shpalosim secilin – secilin projekt – në veçanti”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat