Qorrolli: DASH s’ka thënë se brenda Qeverisë së Kosovës ka korrupsion

Aktuale

Qorrolli: DASH s’ka thënë se brenda Qeverisë së Kosovës ka korrupsion

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:41
Vigan Qorrolli

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se raporti i Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk ka thënë se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion.

Ai thotë se raporti thotë se në institucionet qeverisëse ka korrupsion.

“Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e ka thënë që brenda Qeverisë së Kosovës ka korrupsion, DASH e ka thënë një gjë e cila duhet kuptuar, konteksti amerikan dhe konteksti kosovar ata e kanë thënë që brenda qeverisjes së Kosovës, nënkupton të gjitha institucionet të cilat qeverisin shtetin e Kosovës në atë që njihet si ndarja e pushteteve ka korrupsion. Por nuk ka thënë për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Qorrolli në Tëvë1.

Ai ka thënë se raportet e DASH në vitet e kaluara kanë pas fjali shumë më të forta “Korrupsion i shtririrë vertikalisht dhe korrupsion endemik i qeverisjes dhe i qeverisjeve të Kosovës

Qorrolli ka thënë se kjo qeveri po e lufton korrupsionin. Ai ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka bërë “hapa gjigantë”

“MD ka bërë hapa gjigant në legjislacion autorizimet të cilat i ka, ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë Prokurorinë Speciale të Kosovë me staf dhe financa, pastaj e ka forcuar jashtëzakonisht shumë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat