Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së me parashikim të keq për opozitën, tallet edhe me Thaçin: Helaqe jeni bërë!

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së me parashikim të keq për opozitën, tallet edhe me Thaçin: Helaqe jeni bërë!

Nga: A.Zh Më: 30 prill 2024 Në ora: 11:35
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalë me një reagim kundër opozitarëve në Kosovë.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka kritikuar opozitën se ka mashtruar opinionin se po shkohet në zgjedhje të parakohshme, përcjell Bota sot.

Sipas saj, në zgjedhjet e vitit 2025, opozita mund të zhduket.

Familja Imeri, në reagimin e saj ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Opozitarë të lodhur e të poshtëruar gati të zhdukur, në bashkëpunim me keqbërës, zhvatës, shantazhues të veshur me gëzofin e gazetarit, a po ju dalin parashikimet dhe kopallat se po shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Helaqe jeni bërë duke mashtruar e gënjyer qytetarin tash e katër vite, a e dini çka? Krejt çka keni thënë, nuk mbetet asgjë përveç grumbuj gënjeshtrash dhe mashtrimesh, me të cilat i ndërtuat vetes përmendore turpi për jetë e mot…

Gati e 'bankrotuat' komandant Gjarpnin, ia 'hargjuat' paratë me fushata denigruese, fushata kundër Gjykatës Speciale dhe drejtësisë amerikane, tash i gjori Gjarpër po kërkon 'lëmoshë'.

Pra, të bashkuar edhe në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025, një mposhtje edhe më brutale do ta pësojë opozita, e cila 'fatkeqësisht' edhe mund të zhduket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat