Boshnjaku i arrestuar për krime lufte, dëshmitari Cakaj: E kemi njohur, sepse ka jetuar në mesin tonë

Aktuale

Boshnjaku i arrestuar për krime lufte, dëshmitari Cakaj: E kemi njohur, sepse ka jetuar në mesin tonë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:15
Afrim Cakaj,

Të shtunën në pikën kufitare në Bërnjak është arrestuar një shtetas boshnjak me iniciale J.S., i cili dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në vitet 1998-1999.

Njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Çabratit, Afrim Cakaj, në të cilën dyshohet se ka marrë pjesë edhe boshnjaku J.S., në emisionin “Kosova Today”, tha se personin e arrestuar e kanë njohur gjatë kryerjes së masakrës.

“Këtë e kemi njohur shumë mirë sepse ky ka jetuar në mesin tonë në Gjakovë. Babai i tij ka punuar në hotel në Gjakovë dhe ky ka shëtitur çdo ditë në qytet. Mbes me shpresë që drejtësia jonë të përmendet dhe ta merr dënimin e merituar”, tha ai.

Më tej, Cakaj foli edhe për tortura të tjerë të përjetuara nga regjimi i Serbisë gjatë kohës së luftës, duke treguar tmerrin që ka përjetuar ai me qindra shqiptarë në burgun e Dubravës.

“Kemio shkuar drejt burgut të Dubravës. Dhe në burg kemi mbërri më 18 maj në ora 14:00. Aty ishin rreshtuar, filluan rrahjet në mënyrat më çnjerëzore, duke përdorur kazma, bishta të kazmave, shufra metali e kështu më radhë”.

“Aty qëndruam një javë dhe aty ishin 980 shqiptarë. Nga burgu kemi dalë 720 shqiptarë. Brenda janë vrarë 260 dhe janë plagosur mbi 360. Të gjithë kanë qenë të pamaskuar. Të gjithë i kemi identifikuar, disa me pseudonime e disa me emër e mbiemër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat