U mbajt akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçin

Aktuale

U mbajt akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:08
Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçin

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçit .

Duke kujtuar e përkujtuar për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe mbi 45-vjeçare, përfshirë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, e kryetar i Komunës së Pejës, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Ali Lajçi hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81, nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

“Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbron, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim”, tha Kurti ndër të tjerash.

Në përkujtim të veprimtarisë së Ali Lajçit foli edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Ali Lajçi do të kujtohet për kontributin e tij shumëdimensional për popullin  e për shtetin tonë, dhe për dashurinë e pakusht për popullin e Kosovës e për kombin shqiptar.

Në këtë akademi përkujtimore, në emër të familjes foli edhe djali i të ndjerit, Ngadhnjimi, i cili fjalën e filloi duke falënderuar të pranishmit që morën pjesë në këtë ngjarje në nderim të babit të tij. Ai u shpreh se babai i tij ishte një person, veprat e të cilit do ta mbajnë të gjallë me krenari në zemra dhe mendjet tona, frymëzim jo vetëm për familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat