Çitaku: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Aktuale

Çitaku: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:27
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

“Shumë shpejt, nuk dua të jap datë, kryeministri Hamza do të dalë me ofertën e tij programore, me prioritetet  e tij, sigurisht ne do të kemi përgjigje për secilën sfidë, mirëpo prioritete do të jenë vetëm disa”, ka thënë Çitaku në Rubikon.

“Dhe, do të dalë me ekipin e tij. Me njerëzit me të cilët e ka hartuar programin, me të cilët do të punojë e kështu me radhë”.

Çitaku tha se në bazë të matjeve që i kanë bërë në terren, Hamza do ta marrë mandatin e të parit të vendit.

“Unë e them me përgjegjësi të plotë që Bedri Hamza do të jetë mandatar, dhe do të krijojë shumicën e re parlamentare pas zgjedhjeve të cilat ne presim të mbahen shumë shpejt”, ka thënë Çitaku.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje koalicioni mirëpo ne jemi në garë për vendin e parë, nuk po e them këtë me arrogancë se e thashë në fillim se në demokraci edh nëse i fiton krejt duhesh me nda edhe duhesh me qenë gjithëpërfshirës”.

“Mirëpo, në bazë të takimeve që kemi, kontakteve që i kemi, dhe nuk po flas thjesht me instinktin prej politikaneje, por edhe me matje që i kemi bërë dhe jemi duke i bërë, Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat