Hoxhaj: Nëse dështon anëtarësimi në Këshill të Evropës, pazari është bërë keq

Aktuale

Hoxhaj: Nëse dështon anëtarësimi në Këshill të Evropës, pazari është bërë keq

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:17
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse dështon anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës atëherë do të ishte dështim i madh.

Ai thotë se kjo do të nënkuptonte edhe atë që “Qeveria e ka bërë pazarin keq”.

Pasi ai thotë se është dashur të insistohej në anëtarësim në NATO.

“Nëse humb kjo mundësi e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është një dështim i madh, me bindjen time të plot pazarin e kanë bërë keq. Kanë mundur të insistojnë që Asociacioni të ndërlidhet me NATO’n. Këto dy vitet e fundit janë frymë e NATO’s, frymë e sigurisë”, ka deklaruar Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat