Quni komenton strategjinë ushtarake të rastit Banjska: Si filmat e Hollywood-it, por ishte gabim

Aktuale

Quni komenton strategjinë ushtarake të rastit Banjska: Si filmat e Hollywood-it, por ishte gabim

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:33
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka komentuar strategjinë e rastit Banjska, ku ka folur në detaje.

Quni ka demaskuar planin serb në Banjskë, duke komentuar përgatitjet dhe ekzekutimin e planit të tyre.

“Vetë ideja që e kanë krijuar në kokë për të ndërmarrë një veprim të tillë është gabim. Por nëse kalojmë në hapat të cilat i kanë ndërmarrë është një fazë e përzgjedhjes së njerëzve përgatitjes së tyre, personelit, pajisjes së tyre me teknike ushtarake, armatim, mjetet e transportit, komunikimit, armë të rënda, pajisjeve të telekomunikimit, etj. Pastaj stërvitja e tyre për kushte ditore, kushtet e natës, stërvitjet taktike, formacionet e vogla deri në nivel dhe inkursioni apo marshimi i tyre deri në territorin e Republikës së Kosovës është si pjesë se mund të vlerësohet në mënyrë profesionale. Nuk ka pasur informata që po përgatitet… Tani është ai momenti kur ndodh një gabim kur vjen të ballafaqimi i një grupi paramilitar serb me forcat tona të policisë dhe aty demaskohet një mision paramilitar serb.

Për shkak të mungesës së përvojës ushtarake. Përkundër asaj që Radijociq është i identifikuar si një personalitet radikal ekstrem i profilit kriminal, është shumë normale që atij i mungojnë edukimi dhe arsimi për të marrë vendime në situata të jashtëzakonshme nën presion dhe situata të reja për të cilat ai as nuk ka pas supozime se çka duhet me vepruar në situata të tilla”, ka thënë Quni.

Quni tutje ka thënë se personat që kanë marrë pjesë në këtë aksion janë me të kaluar kriminale dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me rregullat ushtarake.

“Përshtypja e tyre vizuale lë përshtypje si në filmat e Hollywëood-it por në fakt këta nuk kanë qenë të përgatitur profesionalisht për misionin për të cilin kanë qenë të ngarkuar”, është shprehur Quni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat