Haxhiu thotë se Kosova është në presion, ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Kurtin

Aktuale

Haxhiu thotë se Kosova është në presion, ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Kurtin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:38
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë e kanë humbur besimin në kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Madje sipas tij, për shkak të mosbesimit ndaj Kurtit, janë duke bërë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë një kërkesë të vazhdueshme në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti për të ecë me hapa konkret. Ky presion është për faktin se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë humbur besimin në kryeministrin Kurti, për shkak të populizmit të tij dhe mashtrimeve të vazhdueshme të cilat i ka bërë edhe me partnerët por edhe me qytetarët. Situata në të cilën ky kryeministër e ka futur Kosovën është jashtëzakonisht e palakmueshme, tani të vendoset një presion i tillë mbi Qeverinë dhe mbi Kosovën për një të drejtë e cila na takon, kjo është gabim në hapa të cilat i ka bërë kryeministri Kurti në procesin e dialogut dhe ky është rezultat i gabimeve të tij”, tha Haxhiu.

Më tej, deputeti i PDK-së, tha se marrëveshja e Ohrit është dëmi i radhës që Kurti i ka bërë vendit.

“Ky kushtëzim është rezultat i gabimeve të tij, sepse me marrëveshjen e Ohrit ky e ka nënshkruar ose ka pranuar thënë më mirë që rruga e Kosovës do të jetë e përcaktuar me zbatimin e marrëveshjes dhe dakordimin të cilin e kanë pasur edhe në Bruksel. Konsiderojë që marrëveshja e Ohrit është një dëm i radhës që ky kryeministër i ka bërë vendit”, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat