Dana: Shifra e regjistrimit të popullsisë besoj që do të del mbi 1.5 milionë

Aktuale

Dana: Shifra e regjistrimit të popullsisë besoj që do të del mbi 1.5 milionë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:46
Hazer Dana

Profesori Universitar, Hazer Dana, u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë.

Siç u shpreh ai procesi veçse ka filluar dhe se kanë mbetur edhe tre javë deri te përfundimi, që besoj se do të finalizohet me sukses. Ai po ashtu u shpreh se Agjencia e Statistikave duhet t’i informojë qytetarët.

Sa i përket pyetjeve që parashtrohen në pyetësor, e për çka qytetarët ankohen se janë të panevojshme, si p.sh. numri i aborteve të kryera nga gratë, Dana tha se kjo shërben për pjesën e demografisë dhe se të dhënat e marra mblidhen në fund në total dhe se analizuesit nuk merren me analiza të një personi konkret.

“Deri dje ishin 900 mijë banorë të regjistruar. Çfarëdo pyetje që bëhen, le të përgjigjen pa hezitim qytetarët, sepse në fund mblidhen të gjitha statistikat. Fertiliteti është pjesë e demografisë dhe aty ka analiza të shumta. Fertiliteti është njëra prej pikave kryesore. Ne duhet ta marrim shifrën totale për ta përgatitur strategjinë shtetërore”.

“Pas regjistrimit në bazë të natalitetit dhe migrimit, kemi vërejtur rënie të natalitetit dhe numër të rritur të migrimeve, dhe besoj që do të ketë zvogëlim të numrit të qytetarëve krahasuar me herën e kaluar, por jo aq i madh. Mbi 1.5 milion besoj që do të del shifra në fund”, përfundoi Dana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat