Rrahman Jasharaj: Sot nuk festojmë, por protestojmë

Aktuale

Rrahman Jasharaj: Sot nuk festojmë, por protestojmë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 08:20
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se këtë 1 Maj punëtorët nuk do të festojnë, por do të protestojnë.

Fajin për pakënaqësitë e punëtorëve Rrahmani e ka hedhur tek pushteti aktual.

Ai deklaron se dialogu SBASHK-u-Qeveri ka munguar gjatë tre vite të qeverisjes “Kurti”.

“Për shkak të mungesës së dialogut, së paku t’i debatonim kërkesat që na vijnë nga anëtarësia, u detyruam që ta dëgjojmë zërin e tyre dhe ta bëjmë një protestë. Mungesa e dialogut po ndikon që edhe kërkesat e ligjshme të mos jenë të respektuara. Jo vetëm kërkesat tona, por as kërkesat tjera nuk merren parasysh dhe Qeveria ka qasje të gabuar dhe nuk ka takime që do të realizohen disa kërkesa të anëtarësisë”, deklaroi Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut ka treguar disa pakënaqësi që kanë punëtorët në arsim.

“E kemi një kërkesë për rritjen e pagave për 30% dhe ngritja që është bërë është ironike. E keqja e tjetër që bën Qeveria “Kurti” është se i bënë ligjet më pak të favorshme se sa të ato që kanë ekzistuar. Bllokimi i punës dhe funksionit të Këshillit Ekonomik Social, ku në Ligj shihen të jenë tri parë 5 përfaqësues të Sindikatave, 5 përfaqësues nga ministria dhe 5 përfaqësues nga odat, kjo është pakënaqësia tjetër, ka disa kërkesa në protestë”, ka pohuar Jasharaj.

Jasharaj ka folur edhe për mos zbatimin e Kontratës kolektive, me ç’rast ka akuzuar ministren Nagavci për goditje të SBASHK-ut.

“Kontrata Kolektive konsiderojmë se është valide, sepse nuk ka pasur dhe nuk ka të drejtë njëra palë ta zhvleftësoj e aq më tepër zonja Nagavci dhe nuk ka sjellur ndonjë vendim për të, por qëllimi i saj ka qenë të godas edhe njëherë SBASHK-un”, vlerëson Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat