Kreu i BSPK-së: Punëtorët kanë shumë pakënaqësi

Aktuale

Kreu i BSPK-së: Punëtorët kanë shumë pakënaqësi

Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:47
Atdhe Hykolli.

“Të drejtat e punëtorëve janë anashkaluar dhe po anashkalohen, këtë e dinë vetë punëtorët po edhe ne si BSPK, e këtë e di edhe Qeveria. Ne e kemi ngritur zërin dhe po e themi vazhdimisht, për atë edhe do të dalim në protestën e 1 Majit.

Deri sa ka protesta dhe kërkesa të arsyeshme, po edhe mos hapësirë të duhur që punëtori ta kërkojë të drejtën e tij të mbrojtur me ligj”, deklaron kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Ai ka deklaruar se punonjësit nuk kanë të ardhme të sigurt pune dhe kanë kushte të vështira.

“Punëtorët kanë pasur dhe kanë pakënaqësi të shumta, ata e dinë fort mirë se djersa e tyre për punën që bëjnë nuk ua mundëson që dinjitetshëm të jetojnë duke gëzuar rezultatet e punës. Punëtorët kanë kushte të vështira të punës, nuk kanë sigurime shëndetësore dhe nuk janë të mbrojtur me një marrëveshje të përgjithshme kolektive dhe nuk kanë një të ardhme të sigurte pune”, u shpreh Hykolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat