Nis protesta e SBAShK-ut, me pankarta në duar adresojnë kërkesat ndaj qeverisë

Aktuale

Nis protesta e SBAShK-ut, me pankarta në duar adresojnë kërkesat ndaj qeverisë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:13
Pamje nga protesta

Ka nisur protesta e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës të mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë.

Protesta po mbahet për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Protestuesit po kërkojnë rritje të koeficientit, funksionalizim të këshillit ekonomiko social, kushtet si në shtetet e rajonit, kontratën kolektive, vendimin nga gjykata 0,5 për përvojën e punës, dialog social për realizimin e kërkesave, si dhe ndryshimin e aneks- kontratës kolektive për ruajtën e vendit të punës.

Pasi mbledhjes së masës në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, protestuesit vazhdojnë marshin deri te ndërtesa e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat