Kosova dhe Bosnja, temë në Mbretëri të Bashkuar

Aktuale

Kosova dhe Bosnja, temë në Mbretëri të Bashkuar

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:42
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, i cili aktivitetin e tij politik është duke e vazhduar si anëtar në Dhomën e Lordëve, në një raportim të Sekretarit Britanik, David Cameron, ka ngritur për diskutim situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet destabilizuese të Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë, të cilat edhe po përkrahen nga Serbia e Aleksander Vucicit.

Robertson e ka pyetur Sekretarin Camroon nëse mendon se është koha që NATO, BE dhe Britania e Madhe të bëjnë një intervenim të fortë për të mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit.

Cameron ka thënë se konstatimi i Robertson është i saktë dhe se Serbia dhe Republika Srpska janë duke bërë fushatë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe po e mohojnë edhe gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë.

“Çdo kush nga ju e kujtoni Srebrenicën. Aty ka ndodhur gjenocid. Është gjëja më e keqe që ka ndodhur në kontinent në dekadat e fundit dhe Mbretëria e Bashkuar do të votojë për Rezolutën ”, ka thënë Cameron.

Tutje Robertson e ka pyetur Sekretarin britanik edhe për praninë ushtarake në rajon.

Cameron ka përmendur vizitën e tij në Kosovë dhe takimet që ka pasur me KFOR-in. Ai ka thënë se pas kthimit në Britani të Madhe nga Kosova, e ka kontaktuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe se i ka kërkuar që KFOR-it duhet të jetë më i fortë dhe më i guximshëm.

Sa i përket Bosnjës, Sekretari britanik ka thënë se s’kanë trupa në kuadër të EUFOR-it dhe se është detyrë e Bashkimit Evropian që të merret me këtë çështje. Ai ka thënë se bashkë me emisarin Peach ndajnë të njëjtin mendim se EUFOR duhet të forcohet.

Sekretari i Jashtëm ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat