Plagosja në Lupç, patrulla të shumta të policisë në QKUK

Aktuale

Plagosja në Lupç, patrulla të shumta të policisë në QKUK

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjendja shëndetësore e katër të plagosurëve në Lupç të Podujevës ende nuk dihet, pasi që stafi emergjent i QKUK-së nuk ka dhënë ende detaje për këtë rast. Në QKUK janë parë patrulla të shumta të Policisë së Kosovës.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfiruar se deri tani janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Burime të medias thonë se të plagosurit janë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe Menxhiqi.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat