“Kushtëzimi i Asociacionit” – Statovci: E padrejtë të ketë Kosova kushte të reja

Aktuale

“Kushtëzimi i Asociacionit” – Statovci: E padrejtë të ketë Kosova kushte të reja

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:00
Jeta Statovci

Kosova këtë muaj pret qe të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta. Pasi mori miratimin me shumicë votash nga deputetët e Asambleja Parlamentare të  KiE, Kosova pret që edhe ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës të vulosin anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci pret që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës gjatë këtij muaji.

Ajo nuk pret që themelimi i Asociacionit të jetë kusht për pranimin e Kosovës në KiE.

“Nëse e shohim historikun e Këshillit të Evropës, nuk ka asnjë rast që është kaluar Asamblea Parlamentare e nuk është kalur Këshilli i Ministrave dhe besoj dhe shpresoj që edhe këtë fazë të kalojmë me sukses“, ka thënë Statovci.

Ajo ka shtuar se do të ishte e padrejtë nëse Kosovës i qesin kushte të reja për anëtarësim në KiE. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat