“Serbët s’janë gati të njohin Kosovën” - Eksperti: Beogradi ka arritur sukses

Aktuale

“Serbët s’janë gati të njohin Kosovën” - Eksperti: Beogradi ka arritur sukses

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:53
Emilio Çika

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika, është shprehur se Serbia përmes aleancave të saj ndërkombëtare, ka arritur deri diku sukses në politikën e saj të jashtme, në raport me Kosovën.

Çika tha se çështja e Kosovës ka qenë një pjesë e rëndësishme e politikës së Serbisë.

Ai tha gjithashtu se edhe vetë populli në Serbi nuk është i gatshëm për të pranuar njohjen e Kosovës, e cila deri vonë ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë.

“Ka një marrëdhënie të fortë me Rusinë, lidhur me situtatën e krijuar me luftën në Ukrainë. Dhe nga ana tjetër, kemi edhe një marrëdhënie të vazhdueshme që ka qoftë me partnerët europianë, qoftë me SHBA-të. Rrjedhimisht duhet thënë që deri diku është e suksesshme mënyra si ka arritur të veprojë në politikën e jashtme Beogradi zyrtar.

Ka arritur të ketë një këmbë brenda në marrëdhënien euroatlantike, por nga ana tjetër, të ketë edhe një vendimmarrje të shkëputur nga ndikimi i partnerëve euroatlantik. Aleancat ndërkombëtare që ka Serbia, ka arritur që të ketë deri diku një sukses në politikën e saj të jashtme. Por sigurisht që ka edhe sfida apo edhe problematika të cilat vijnë nga qëndrime radikale që janë brenda Beogradit zyrtar.

Nuk është e lehtë që të shihet shkëputja e një pjese territoriale, që për një vazhdimësi të madhe kohore ka qenë pjesë integrale e Ish-Jugosllavisë. Edhe një pjesë e mirë e zgjedhjeve të fundit në Serbi, është e mbështetur në radikalizimin e qëndrimeve kundrejt Kosovës. Edhe vetë populli në Serbi nuk është gati për të pranuar njohjen e Kosovës”, tha Çika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat