Canaj e zë ngushtë Mustafën: Cili është raporti i juaj me Vuçiqin?

Aktuale

Canaj e zë ngushtë Mustafën: Cili është raporti i juaj me Vuçiqin?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 21:40
Ragmi Mustafa dhe Blerim Canaj

Shkarkimi i Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, ka nxitur debat mes panelistëve në emision.

Kryetari i tanishëm i Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se Arifi është shkarkuar nga ai që e ka sjellë në pushtet në vitin 2016.

“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016”, ka thënë Mustafa.

Me këtë nuk është pajtuar diplomati Blerim Canaj.

Ai ka pyetur pse bash Ragmi Mustafa ka qenë zgjedhja e Vuçiqit për të marrë drejtimin e Preshevës.

‘Cili është raporti juaj me Vuçiqin’, ka pyetur Camaj.

‘Absolutisht asnjë raport me Vuçiqin nuk kam’ është përgjigjur Mustafa.

‘A i keni dhënë ndonjëherë ndonjë falënderim ose mirënjohje Vuçiqit’, ka insistuar Camaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat