Bajrami – Kurtit: Gjuaje topin te Serbia

Aktuale

Bajrami – Kurtit: Gjuaje topin te Serbia

Më: 2 maj 2024 Në ora: 00:55
Arsim Bajrami

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami i bëri thirrje qeverisë që ta dërgojë në kushhtetuese draft-statutin, në mënyrë që siç tha ai ta gjuante topin nga Serbia

Bonu pak pragmatik në pikëpamje diplomatike, ti je nën sanksione, Serbia nuk është nën sanksione, ti trego pak pragmatizëm që gjuaje fajësinë për sabotimin e asociacionit te Serbia e cila nuk është e interesuar për të, …ajo është e interesuar ta mbajë Kosovën nën tension nën kërcëim ushtarak dhe policor, në gjendje e statusit juridik të ngirë dhe të  blejë kohën mos po ndërron koncelacioni gjeopolitik, pasi që Serbia i ka humbur betejat me Kosovën”, tha ai.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami është shprehur i bindur se bashëksia ndërkombëtare nuk do të ushtorjë presion mbi Gjykatën Kushtetuese a i përket vednimit për asociacionin.

“Nuk e besoj, Gjykata Kushtetuese është apsolutisht e pavarur.. ka dhënë prova në shumë raste shumë raste sensitive edhe në rastin e Asociacionit kur e ka vlerësuar, edhe atëherë bashkësisë ndërkombëtare nuk i ka konvenu, ka dashtë ndoshta me përfundu qysh atëherë, duke njohur nga afër gjyqtarët besoj se ata do të vijnë në mbrojte të integritetit professional që kanë. Dhe nuk besoj që bashkësia ndërkombëtarë përfshirë ambasadorët këtu do të ushtrojën presion sepse këta e dijnë që çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese.”, tha ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat