​INPO: Disa ministri e Zyra e Kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit

Aktuale

​INPO: Disa ministri e Zyra e Kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:49
Arbër Kabashi dhe Albulena Nrecaj

Qeveria e Kosovës (Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit), në planifikimin e prokurimit për vitin 2023 kanë paraparë 935 aktivitete, prej të cilave janë iniciuar vetëm 336 aktivitete të rezultuara me 489 kontrata. Vlera e tyre e përbashkët është 442 milionë euro, ndërsa e kontratave kanë vlerën rreth 84 milionë euro, 28 milionë euro prej tyre janë të kontratave të paplanifikuara.

Kështu thuhet në raportin e “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit”, të publikuar nga Iniciativa për Progres (INPO).

Sipas konkluzioneve të INPO-së, Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit, rreth gjysma e kontratave të lidhura janë jashtë planifikimit vjetor të prokurimit.

Hulumtuesi nga INPO, Arbër Kabashi, ka theksuar se gjatë vitit 2023 nga 17 autoritete kontraktuese kanë nënshkruar 152 kontrata, 489 janë kontrata që kanë qenë të planifikuara dhe 463 kontratave të paplanifikuara.

Kabashi: 17 autoritetet kontraktuese kanë nënshkruar 152 kontrata, ku prej tyre janë 463 të paplanifikuara

“17 autoritete kontraktuese, në planifikimin e prokurimit, së bashku për vitin 2023 i kanë parapa 935 aktivitete,,,3:23 Në total nga 935 aktivitete të planifikuara gjatë vitit 2023 janë iniciuar 336 aktivitete, të cilat kanë rezultuar me 489 kontrata, për shkak se shumë aktivitete pas inicimit kanë qenë llote, të cilat pastaj kanë rezultuar me kontrata të veçanta..4:22 Për nga vlera, këto 935 aktivitete kanë pasur vlerë të përbashkët, 442 milionë euro, ndërsa kontratat të cilat janë nënshkruar dhe të planifikuara kanë vlerën afër 84 milionë euro apo 19 për qind... 4:58 Gjatë vitit 2023 ato 17 autoritete kontraktuese i kanë nënshkruar së bashku 152 kontrata, 489 i takojnë kontratave që kanë qenë të planifikuara, ndërsa 463 kontrata të cilat kanë qenë të paplanifikuara... 5:32 28 milionë euro është vlera totale e kontratave të paplanifikuara”, ka theksuar Kabashi.

Kabashi, ka shtuar se Ministria e Drejtësisë, ka tejkaluar planifikimin e prokurimit për 311 për qind, për shkak se ka nënshkruar dy kontrata që kanë të bëjnë me përfaqësim ligjor të ministrisë të cilat nuk kanë qenë fare në planifikim të prokurimit, vlera e të cilave është mbi 1.2 milionë euro.

Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në planifikimin e prokurimit ka paraparë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me rezerva shtetërore. Sipas tij, nga totali i aktiviteteve të vlerës që është paraparë është rreth 18 milionë euro, ndërsa 14 milionë euro janë për aktivitete që kanë pasur të bëjnë me rezervën shtetërore.

Kabashi ka shtuar Ministria e Infrastrukturës, ka paraparë kontrata për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë në vlerë rreth 10 milionë euro, por kjo kontratë sipas tij nuk është iniciuar, është iniciuar vetëm aktiviteti për hartimin e projektit.

Kabashi: Ministritë dhe Zyra Kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit

“Ministria e Drejtësisë ka tejkaluar planifikimin e prokurimit për 311 për qind, për shkak se i ka iniciuar dy aktivitete, ka nënshkruar dy kontrata që kanë të bëjnë me përfaqësim ligjorë të ministrisë të cilët nuk kanë qenë fare ne planifikim të prokurimit. Vlera e këtyre kontratave ka qenë mbi 1.2 milion euro, ndërsa planifikimi i ministrisë ka qenë në vlerë vetëm 700 mijë euro... 6:56 MINT në planifikimin e prokurimit ka parapa aktivitete të cilat kanë të bëjnë me rezerva shtetërore. Nga totali i aktiviteteve të vlerës që është parapa është rreth 18 milionë euro, 14 milionë euro janë për aktivitete që kanë pasur të bëjnë me rezervën shtetërore..7:48 Ministria e Infrastrukturës ka parapa kontrata për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë me vlerë rreth 10 milionë euro, por kjo kontratë nuk është iniciuar, është iniciuar vetëm aktiviteti për hartimin e projektit... 8:16 Konkluzionet tona janë se Ministritë dhe Zyra Kryeministrit nuk i përmban planifikimit të prokurimit, rreth gjysma të kontratave të lidhura janë jashtë planifikimit vjetor të prokurimit”, ka shtuar ai.

Drejtoresha ekzekutive e INPO-s, Albulena Nrecaj ka thënë se për të qenë më të saktë në krahasimin e të dhënave, INPO ka përdorur sistemin elektronik për të parë përputhshmëritë e të dhënave, sepse sipas saj, shpeshherë nuk përputhen ato me sistemin e iProkurimit.

Nrecaj: INPO ka përdorur edhe sistemin elektronik për të parë përputhshmërinë e të dhënave

“Kemi parë nivelin sesa këto ministri janë përmbajtur planeve të prokurimit si nga aspekti numerik i realizimit të kontratave, po ashtu edhe nga aspekti i realizimit të buxhetit përmes kontratave të prokurimit...1:45 Për të qenë më të saktë në krahasimin e këtyre të dhënave, INPO, ka përdorur edhe sistemin elektronik për të parë përputhshmërinë e të dhënave, meqenëse njëra ndër zgjedhjeve të raportit, është shpeshherë se të dhënat e raportit vjetor të kontratave të nënshkruara të ministrive dhe të autoriteteve kontraktuese në përgjithësi në Kosovë, nuk përputhen me sistemin e iProkurimit”, ka thënë Nrecaj.

INPO, ka rekomanduar që Ministritë dhe Zyra e Kryeministrit të kujdesën që planifikimi vjetor të prokurimit ta bëjnë përkitazi me objektivat e tyre institucionale dhe procesi i vlerësimit të nevojave të bëhet mbi bazën e indikatorëve matës dhe efikas, në mënyrë që tenderimi i kontratave të jetë i bazuar në planifikim efikas dhe efektiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat