Mimoza Kusari Lila përmend politikanët milionerë, por cila është pasuria e saj?

Aktuale

Mimoza Kusari Lila përmend politikanët milionerë, por cila është pasuria e saj?

Nga: H.O. Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:27
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është pyetur për akuzat për korrupsion qeveritar nga opozita. Ajo në seancën e Kuvendit ka pyetur se cilët janë politikanët që janë bërë milionerë brenda një dekade.

Mirëpo, edhe vetë Kusari-Lila ka deklaruar pasurinë e saj tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Ajo tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se posedon dy banesa (180 mijë dhe 78 mijë) dhe një shtëpi 65 mijë euro. Në total ka deklaruar 323 mijë pasuri të paluajtshme.

Deputetja ka deklaruar se posedon një veturë Mercedes Benz në vlerën 9.000 euro, në pronësi të bashkëshortit.

Ajo ka deklaruar se posedon aksione në një firmë private, në vlerën 1.000 euro.

Para te kursyera në emër të saj, bashkëshortit dhe fëmijëve, deputetja e LVV-së ka deklaruar 8.000 euro.

Ndërkaq vlera e kredive dhe borxheve të saj arrinë vlerën mbi 114 mijë euro.

Të hyrat vjetore të saj, duke përfshirë pagën, mëditjet dhe tri pagat e bashkëshortit, arrijnë vlerën mbi 52 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat