Alarmi britanik për luftë, ekspertët: Kërcënim real, bota më e ashpër me Serbinë

Aktuale

Alarmi britanik për luftë, ekspertët: Kërcënim real, bota më e ashpër me Serbinë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Ekspertët në Kosovë e shohin si real, alarmin e ngritur nga Britania e Madhe për ndezjen e mundshme të një konflikti të madh në Ballkanin perëndimor.

Me propozim të deputetet Alicia Kearns, dhoma e ulët e parlamentit britanik miratoi një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas ish-Ministrit të Brendshëm Bejtush Gashi miratimi i rezolutës është qartësisht, vazhdimi i qëndrimit të shprehur nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë vizitë në Kosovës se do të ofronin mbështetje më të madhësi në aspektin ushtarak dhe atë diplomatik

Kurse sa i përket rrezikut të shpërthimit të një luftë në rajon, e nxitur edhe nga Rusia, Gashi thekson se tani jemi në fazën e dërgimit të trupave shtesë, çka i jep një përgjigje këtyre kërcënimeve.

Ish-ministri i Brendshëm Gashi, thekson se alarmi I lëshuar nga qeveria britanike, duhet të shtyjë bashkësinë ndërkombëtare të tregohet më e ashpër ndaj Serbisë, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat