MSH: Shumica e vaksinave të përdoruara kundër Covid-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech

Aktuale

MSH: Shumica e vaksinave të përdoruara kundër Covid-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech

Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa dërmuese e vaksinave të përdoruara kundër COVID-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech.

“Shumica dërmuese e vaksinave të përdoruara kundër COVID-19 në Kosovë janë të prodhuesit Pfizer/Biontech. Vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim, kur MSH kishte siguruar një kontigjent të vaksinave Astra Zeneca përmes OBSH-UNICEF-Gavi -Aleanca globale e vaksinave (24. 000 doza nga GAVI dhe me pas një numër dozash donacion nga Norvegjia)”, thuhet në përgjigje të MSH-së.

Ministria tregon se kompania Astra Zeneca që nga fillimi kishte njoftuar se mpiksja e gjakut mund të jetë një nga efektet anësore të mundshme.

“Që nga fillimi i përdorimi të kësaj vaksine në nivel global, kompania Astra Zeneca, kishte njoftuar se mpiksja e gjakut mund të jetë një nga efektet anësore te mundshme (sidomos te moshat nën 40 vjeç), por e rrallë dhe se, “benefitet e përdorimit të vaksinës jane shumëfish më të larta se sa rreziqet”, thonë nga MSH-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat