Publikohet hulumtimi: VV e para me 38 përqind, ja si radhiten LDK e PDK

Aktuale

Publikohet hulumtimi: VV e para me 38 përqind, ja si radhiten LDK e PDK

Më: 7 maj 2024 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Qendra për Hulumtim dhe Informim Publik, Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu” dhe Instituti i Ballkanologjisë e kanë bërë një hulumtim, ku respodentët janë pyetur se për kë do të votonin dhe se cilat janë brengat e tyre kryesore.

Në lidhje me këtë hulumtim, ka folur udhëheqësi i këtij projekti hulumtues, Ardit Bobaj, i cili është shprehur se qëllimi i hulumtimit ka qenë të dihet opinioni i qytetarëve mbi qeverisjen aktuale të Kosovës, por edhe të partive opozitare.

“Qëllimi i kësaj ankete ka qenë të dihet opinioni i qytetarëve mbi qeverisjen aktuale të Republikës së Kosovës, se sa ata janë të kënaqur me punën e kësaj qeveria dhe gjithashtu të dihet opinioni i qytetarëve edhe mbi partitë rivale të kësaj qeverie”.

“Opinioni i qytetarëve ka qenë tejet negativ sipas rezultateve, ata kanë shprehur një pakënaqësi të madhe sa i përketë pritshmërive të kësaj qeverie dhe premtimeve të cilat ajo i ka bërë gjatë fushatës  së saj zgjedhore”, është shprehur Bobaj.

Qytetarët përmes këtij hulumti kanë treguar edhe se për cilin subjekt politik ose koalicion do të votonin, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel.

Rezultatet e hulumtimit thonë se VV-ja është e para me 38.07 përqind, LDK-ja e dyta me 18.22 përqind dhe PDK-ja e treta me 17.19 përqind.

“Rezultatet të cilat i kemi nxjerrë nga kjo anketë nuk kanë qenë të pritshme për Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka pasur dukshëm një rënie besueshmërie nga respodentët që i janë nënshtruar kësaj ankete me 38.07 përqind, LDK-ja e dyta me 18.22 përqind dhe PDK-ja me 17.19 përqind”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat