Teutë Rrusta: Ka persona të komunitetit LGBTQ+ që familja i ka përjashtuar

Aktuale

Teutë Rrusta: Ka persona të komunitetit LGBTQ+ që familja i ka përjashtuar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 00:43
Teutë Rrusta

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se komuniteti LGBTQ+ nuk i gëzon të gjitha rejtat që u takojnë.

Rrusta ka thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+ në disa raste janë të përjashtuar edhe nga vet familja.

“Unë njohë pjesëtar të komunitetit LGBTQ+ që familja e tyre i ka përjashtuar në momentin që ata e kanë diskutuar me familjen e tyre orientimin e tyre seksual. Ata stimaktizohen në baza ditore dhe kjo është e padrejtë”.

Rrusta tutje ka thënë se parimi bazë duhet me qenë barazia.

“Për mua nuk ka asgjë më të vlefshme se sa me pa secilin njeri më potenciale të barabarta”, është shprehur Rrusta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat