Në Gjilan do të ndërtohet shkolla e Mjekësisë, ​një pjesë e Spitalit të qytetit do të shfrytëzohet për këtë arsye

Aktuale

Në Gjilan do të ndërtohet shkolla e Mjekësisë, ​një pjesë e Spitalit të qytetit do të shfrytëzohet për këtë arsye

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:05
Arben Vitia

Një pjesë e Spitalit të përgjithshëm në Gjilan do të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila deri më tani ka zhvilluar aktivitetet në shkollën e ekonomisë të kësaj komune.

Për këtë njoftoi gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky vendim u mor pasi nxënësit e kësaj shkolle për shkak të kushteve jo të mira, kanë vijuar mësimet me shumë telashe në shkollën ekonomike.

Vitia përmendi se përpos punës teorike , në këtë objekt nuk mund të realizoheshin punët praktike dhe nuk kishte as laborator.

Përveç kësaj, Vitia tha se në Klinikën e Gjinekologjisë shumë shpejt pritet që të aktivizohen tre shërbime të reja.

Vitia: Një pjesë e spitalit të Gjilanit do të shfrytëzohet për ndërtimin e shkollës ë mjekësisë

“Sot u mor një vendim për dhënien në shfrytëzim të një pjese të spitalit të përgjithshëm të Gjilanit për ndërtimin e Shkollës së Mesme së Mjekësisë, shkollë e cila fatkeqësisht për shkak të kushteve jo të duhura, deri tani i ka zhvilluar aktivitete në shkollën e ekonomisë në këtë komunë. Dhe me shumë telashe, në kuptimin e punës praktike, ku përpos punës teorike nuk ka pasur as laborator e as kushte të tjera. Investimet në infrastrukturë në QKUK, por jo vetëm edhe në spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar, kjo është marrë parasysh në lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësorë në këto institucione shëndetësore publike, por natyrisht për t’i bërë edhe ambientet më miqësore dhe më praktike për pacientët kur marrin shërbimet e tyre. Vetëm në klinikën e gjinekologjisë shumë shpejt priten që të aktivizohen tre shërbime të reja, shërbime të i shfrytëzimit të asistuar mjekësorë, amiocenteza si dhe mjekësia fetale”, tha Vitia.

Lidhur me këtë vendim foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se u mor vendim që Komunës së Gjilanit t’i jepet për shfrytëzim parcela prej pesë mijë metra kator, ku edhe planifikohet të ndërtohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe objekti për qëndrim ditor për të moshuarit.

“Sot u morr një vendim për dhënien në shfrytëzim të një pjese të spitalit të përgjithshëm të Gjilanit për ndërtimin e shkollës së mesme së mjekësisë, shkollë e cila fatkeqësisht për shkak të kushteve jo të duhura, deri tani i ka zhvilluar aktivitete në shkollën e ekonomisë në këtë komunë dhe me shumë telashe, në kuptimin e punës praktike, ku përpos punës teorike nuk ka pasur as laborator e as kushte të tjera. Investimet në infrastrukturë në QKUK, por jo vetëm edhe në spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar, kjo është marrë parasysh në lehtësimin dhe përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësorë në këto institucione shëndetësore publike, por natyrisht për t’i bërë edhe ambientet më miqësore dhe më praktike për pacientët kur marrin shërbimet e tyre. Vetëm në klinikën e gjinekologjisë shumë shopejt priten që të aktivizohen tre shërbime të reja, shërbime të i shfrytëzimit të asistuar mjekësorë, amiocenteza si dhe mjekësia fetale".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat