Haxhiu: Është ngritur për 46 për qind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

Aktuale

Haxhiu: Është ngritur për 46 për qind numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:41
Albulena Haxhiu ka vizituar sot Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Haxhiu tha se gjatë këtij takimi u diskutua për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit.

Derisa theksoi se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 % më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas. Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët. Sot, vizitova Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas me ç’rast diskutuam për shumë çështje që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve, efikasitetin dhe cilësinë e përfaqësimit”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat